HomeBASKETBOLLVllaznia në kërkim një trajneri të ri. Skuadra për momentin në 'komandën'...

Vllaznia në kërkim një trajneri të ri. Skuadra për momentin në ‘komandën’ e Bekteshit

Vllaznia në basketboll pritet të ketë një trajner tjetër së shpejti, pasi ish-trajneri Fabian Gjuka dha dorëheqjen nga drejtimi i ekipit.

“Shkodra Sport” mëson se drejtuesit shkodranë vijojnë bisedimet me trajnerë të ndryshëm, megjithatë akoma nuk ka asgjë konkrete.

Ndërkohë, prej disa ditësh skuadra ka vijuar stërvitjen në pallatin e sportit dhe ajo është drejtuar nga zv.trajneri Damian Bekteshi.

Përgatitjet vazhdojnë, teksa kuqeblutë të dielën luajnë me Tiranën në Shkodër dhe nga sa mësohet, gjasat janë që Vllaznia e basketbollit shumë shpejt të ketë një trajner në pankinë. Pse jo ai do të jetë në pankinë që në këtë ndeshje.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments