Në Elbasan Arena luhet sot akti i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat kërkojnë të jenë mes protagonistëve, me tifozët që mezi po presin orën 17:45.

Sipas asaj që bën të ditur shtypi i shkruar, shkodranët do të kenë një motiv më shumë për të prekur finalen e madhe. Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, bashkë me stafin drejtues, kanë vendosur që t’i japin skuadrës në rast kualifikimi 10 mijë euro.

Shifër kjo e konsiderueshme, e cila me siguri do jetë një impuls shtesë për të besuarit e Plorit. Për këta të fundit dhe për të kuqtë, Kupa shihet si mënyrë për të shpëtuar sezonin.

Takimi i fundit direkt mes të dy ekipeve ka përfunduar 1-1. Golit të Latifit në pjesën e parë, i përgjigjej Cara në fraksionin e dytë.