Tek Vllaznia prej tre ditesh ka nisur stervitja dhe deri tani gjithçka duket se po shkon ashtu si duhet. Stafi teknik dhe ai mjekesor po zbatojne me rigorozitet protokollin sanitar te shperndare nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Matja e temperatures per futbollistet para çdo seance, shoqerohet edhe me veprime te tjera te cilet po ndiqen me mjaft kujdes nga tre pjestaret e stafit mjekesor, Zyhdi Çoba, Ilirjan Haxhaja dhe Redis Mesi.

Por jo vetem kaq. Pas perfundimit te stervitjes, futbollistet i jane drejtuar klinikes mjekesore “Medicare” per te vijuar me ekzaminime te tjera.

Stafi mjekesor i Vllaznise ashtu si edhe ne momentin e nderprerjes se stervitjes, edhe tani po ben çdo gje ashtu si duhet, per te siguruar shendetin e futbollisteve.