Vllaznia ka vijuar sot me pergatitjet per ndeshjen e kthimit te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit qe do te zhvillohet te enjten ne ora 13.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”.
Seanca e rradhes eshte zhvilluar ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe ne te kane marre pjese te gjithe futbollistet me perjashtim te tre lojtareve te rinj te cilet kane qene me ekipin U21 ne ndeshjen qe ai luajti ne Tirane.
Stafi teknik po planifikon te beje edhe disa levizje ne formacion, kuptohet kjo gje e diktuar edhe nga fitorja 2-1 ne ndeshjen e pare ndaj Flamurtarit.
Ende nuk eshte e qarte se sa ndryshime do te kete ne formacion, por Brdariç ka treguar se eshte i kujdesshem ne ndertimin e formacionit dhe keshtu pritet te jete serish sepse deshiron t’i paraprije ndonje te papritur nga vlonjate./SHKODRA-SPORT.COM/