HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në pritje të afrimeve nga merkatoja

Vllaznia në pritje të afrimeve nga merkatoja

Te Vllaznia largimet sigurisht që do të pasohen me afrime, por është ende herët që në Shkodër të shohim lëvizje në hyrje. Pa u qartësuar mirë se cilët futbollistë do të qëndrojnë, nuk mund të bëhen lëvizje.

Kështu, mendohet që nga java e ardhshme, do të qartësohet plotësisht edhe situata me ata që do të qëndrojnë dhe që janë pjesë e projektit të Josës dhe vetëm më pas do të bëhen afrimet.

Burimet për “Shkodra Sport” pohojnë se do të ngrihet një ekip pretendent dhe dëshirat e trajnerit Josa në merkato do të plotësohen, si garancia e vetme për të pasur një sezon kompetitiv dhe konkurrues në kampionat.

Fakti që skuadra do të luajë në Europë nga fundi i korrikut, i jep njëfarë luksi klubit dhe trajnerit Josa që të mos nxitohen dhe të shohin mirë futbollistët që do të afrojnë.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments