Eshte hedhur paraditen e sotme shorti i kampionatit kombetar te futbollit te femrave, kampionat qe do te startoje javen e ardhshme. Ky eshte i 13-ti qe do organizohet ne Shqiperi dhe ai vjen me disa risi ne emra teksa pas organizimit te ri te FSHF-se jane krijuar ekipe te reja qe do te marrin pjese ne te.

Ekipet pjesmarrese ne kampionat do te jene 10 kete here dhe pikerisht Vllaznia, Apolonia, Tirana, Partizani, Kukesi, Laçi, Skenderbeu, Teuta, Lushnja dhe Kinostudio. Siç shikohet ajo qe bie ne sy eshte krijimi i disa ekipeve te reja por edhe mosmarrja pjese e ekipeve te tjera.

Keshut pjesmarrese ne kampionatin e ri do te jete ekipi i Kukesit i cili ka bere nje marreveshje me Tirana AS dhe ekipi i kesaj te fundit tashme ne szonin e ri do te perfaqesohet ne kampionat me emrin e Kukesit.

E njejta gje edhe me ekipin e Laçit. Drejtuesit e tij kane bere nje marreveshje me drejtuesit e ekipit shkodran “Atletik” dhe tashme ky i fundit nuk do te ekzistoje me si emer me femrat por ne kampionat do te perfaqesohet me siglen e Laçit.

Ajo qe te ben pershtypje eshte mungesa e ekipit te Murlanit i cili nuk figuron fare ne mes ekipeve pjesmarrese ne kampionatin e ri. Qe do te thote se me shume te ngjare, ky ekip do te shkoje drejt shkirjes. Kampionati do te startoje javen e ardhshme dhe kalnedari i javes se pare eshte si me poshte:

LUSHNJA- PARTIZANI

SKENDERBEU- TEUTA

VLLAZNIA- LAÇI

KUKESI- TIRANA

KINOSTUDIO- APOLONIA