Fjoart Jonuzi mban në ajër Vllazninë. Futbollisti, ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe si rrjedhojë, nuk ka firmosuar as me Vllazninë.
Burime në klub bëjnë me dije për “Shkodra Sport” se, futbollisti mund të firmosë me Vllazninë. Gjithsesi, gjërat nuk janë aq të thjeshta, pasi mes Vllaznisë dhe Jonuzit janë paratë.
Futbollisti ka kërkuar likuidimin total për sezonin e shkuar dhe më pas, të firmosë për sezonin e ri. Megjithatë, në vazhdim mbetet për t’u parë nëse Jonuzi do të qëndrojë te Vllaznia edhe për sezonin e ri.
Në fakt, ky është sezoni i tretë i Fjoart Jonuzit te Vllaznia. Sa i takon statistikave, këtë kampionat është aktivizuar 42-ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka qenë në fushën e lojës 3493-minuta.
Jonuzi është 26-vjeç dhe vlera në merkato është 300-mijë euro, duke qenë futbollisti më i shtrenjtë i Vllaznisë, së bashku edhe me Esat Malën. Më parë, ai është aktivizuar me Kukësin, Laçin dhe Gjilanin. Tashmë, në vazhdim mbetet për t’u parë nëse Jonuzi do të qëndrojë te Vllaznia edhe për sezonin e ri.
Maringlen ZHIVANI