Në skadencë të kontratës me PSG, Lionel Mesi vijon të jetë në qendër të merkatos.

Nuk ka të reja në lidhje me një rinovim të mundshëm, detaj ky që shton edhe më shumë zërat për një largim nga Parisi.

Parisien shkruan se në tavolinën e “pleshtit” janë dy opsione: MLS, ku David Bekam është gati t’i plotësojë çdo kërkesë ekonomike dhe e dyta është Arabia Saudite.

Për këtë të fundit, flitet se Mesi ka kërkuar një ofertë të çmendur në mënyrë që transferimi të realizohet, duke bërë që kërkesa e tij t’i mundësojë të jetë i pari para Ronaldos si lojtari më i paguar në historinë e futbollit.

Kështu, Al Hilal ka gati një ofertë dy vjeçare nga ku Mesi do të përfitojë 600 milionë euro për dy vite.