Barazimi i Vllaznisë në Korçë 1-1 dhe ngushtimi i diferencës së Partizanit me Vllazninë kryesuese me 4 pikë, ka trazuar ujërat në kampionatin shqiptar. Ekipi shkodran është kandidate për titullin kampion, megjithatë Ard Mema mendon ndryshe.

Ish-trajneri i Tiranës e thotë hapur që nëse kuqeblutë janë nën presion, kampionati për ta ka humbur. E analizon nga ana teknike, ndërsa në fund e mbyll duke theksuar se javët në vazhdim do të vendosin përfundimisht.

“Nëse Vllaznia ka rënë në presion, për mua e ka humbur kampionatin. Po të ra mënyra e lojës, pra nuk e marr atë trend lojës, nuk krijon garanci. Nëse nuk luan si më parë, ka humbur diçka nga kjo skuadër.

Ose ke ngërç psikologjik ose kjo është pika maksimale e Vllaznisë që mund të ketë përfituar nga gabimet e Partizanit dhe Laçit. Ngelet për t’u parë në vazhdim nëse kjo ka qenë pika maksimale e Vllaznisë. Unë jam trajner dhe e shoh nga mënyra e lojës”, ka thënë Mema./newsport/