Ditet e fundit emri i doli edhe te Vllaznia, madje vete lojtari e konfirmoi per “Shkodra Sport” se kishte interesim nga ana e drejtuesve kuqeblu, por Emiiiano Musta sot ka bere nje zgjedhje tjeter dhe ka firmosur tek nje tjeter ekip i Superliges shqiptare.

Ai është lojtari më i ri i Egnatias. Mbrojtësi i majtë ka vendosur t’i bashkohet ekipit rrogozhinas dhe do të vazhdojë karrierën e tij në “Egnatia Arena”. Ai eshte prezantuar nga ana e presidentit Demrozi dhe e drejtorit sportiv Shtubina.

Musta sezonin e shkuar ishte pjesë e Partizanit në gjysmën e parë të edicionit futbollistik, për të kaluar më pas në janar te skuadra e Kukësit ku ne fakt pati jo pak probleme dhe vendosi te largohej.

Ndërsa tashmë, 30-vjeçari do të nisë aventurën e re si lojtar i Egnatias. Pritet që pas Mustës, të afrohen edhe portieri Alen Sherri e mbrojtësi Renato Malota.