Braziliani Hygor Guimaraes Goncalves nuk do te kthehet me ne Shqiperi, te pakten per kete vit. Tre javet e lejes qe klubi Vllaznia i kishte dhene per te shkuar prane familjes se tij per shkak te gjendjes shendetesore te se emes, kane perfunduar tashme dhe mesfushori jo vetem qe nuk eshte kthyer, por duket se nuk mund ta beje kete gje edhe per pak kohe.

Kete gje e ka bere te ditur permes nje shkrimi te publikuar diten e sotme “Panorama Sport”. Sipas saj, mesfushori ka lajmeruar drejtuesit e klubit se nuk mund te jete ne Shkoder, te pakten para janarit sepse gjendja shendetesore e nenes se tij vazhdon te jete e rende.

Ne keto rrethana, te pakten edhe per pese ndeshjet e fundit Hygor nuk do te jete ne dispozicion te stafit teknik. Kjo padyshim qe ka prishur planet e trajnerit Jonuz qe e konsiderohet nje pike shume te rendesishme te skuadres kete lojtar.

Vonesa ne kthim ne fakt nuk eshte pritur mire edhe nga drejtuesit por gjithsesi ata do te presin edhe pak kohe dhe me pas do te vendosin se çfare do te bejne me te, do te prishin kontraten apo do ta presin ende.

Ne ndeshjet qe luajti deri para largimit, Hygor u shnderrua ne nje lojtar te rendesishem duke shenuar madje edhe tre gola dhe duke dhene edhe disa asist.

Edhe tifozet u dashuruan me kete lojtar dhe e cilesuan blerjen me te rendesishme te Vllaznise ne gjithe keto sezonet e fundit, por mesa duket nuk paska qene e shkruar qe ai te vazhdonte te kontribuonte per kuqeblute.
www.shkodrasport.com