Vllaznia do të luaj sot në 13:45 me Laçin në transfertë. Shkodranët kryesojnë Superligën pas tetë javësh, ndërsa gjejnë përballë Shpëtim Duron në shtëpi.

Fusha e Laçit shpeshherë ka qenë e vështirë për shkodranët, teksa trajneri Brdaric do të bëjë një ndryshim në formacion.

Ardit Hoxhaj pritet të zëvendësohet nga Da Silva ose Kruja në krah, teksa skema 3-4-3 duket solide. Kuqeblutë do kërkojnë vijimin e rezultateve pozitive këtë sezon, me Brdaric që ka treguar se di të bëjë lëvizje të studiuara në formacion.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (3-4-3): Zogovic, Adili, Gurishta, Imami, Isaevski, Marku, Krymi, Jonuzi, Imeri, Da Silva, Dilaver