Java e 20 e Kategorisë Superiore ka rezervuar një sfidë delikate për Vllazninë, që sot në orën 14:00 do të ndeshet në transfertë me Bylis.

Shkodranët kërkojnë vetëm fitoren dhe një gjë të tillë e ka bërë të qartë trajneri Mirsad Jonuz në konferëncën e djeshme për shtyp. Kuqeblutë e dinë fort mirë rëndësinë dhe njëkohësisht vështirësinë e kësaj ndeshje dhe ndaj Bylis në “Adush Muça” loja duhet të jetë kompakte.

Trajneri nga Maqedonia e Veriut ka treguar se nuk iu trembet sfidave dhe ndeshja e sotme pritet t’i shohë shkodranët me një tjetër skemë. Në stërvitjet e fundit është punuar me tre qëndra në mbrojtje, duke bërë që lojtarët e krahut të kenë më shumë përparësi ofensive.

Titullar pritet ta nisë afrimi i fundit, me Junior që e njeh futbollin shqiptar por jo Superligën. Jonuz nuk do të ketë të gatshëm Bardullën dhe Gurishtën, duke u rezervuar në zgjedhjet e lojtarëve.

Formacioni i mundshëm anti-Bylis:

Vllaznia: Sherri – Shehi, Adili, Malota – Gligorov, Krymi, Hygor, Ramadani, Marku – Lika, Junior Tr. Mirsad Jonuz