Nga Adriatik DOSTI

…Ndoqa ndeshjen e Superliges mes Tiranes e Teutes zhvilluar ne stadiumin e ri kombetar te Shqiperise ne Tirane, sikurse i kam ndjekur te gjitha ndeshjet e luajtura ne te deri tani. Nje impiant qe ka kushtuar gati 70 milion e kusur euro, para keto te dala nga xhepat e taksapaguesve te varfer shqiptare.

Nje stadiumi qe me ne krye vete Ramen e pas tij edhe Veliajn e sigurisht edhe Duken e klanin e tij s’kane lene rast pa i bere reklame e propagande deri ne peshtirosje edhe pse ai vend e ambjent aty me se shumti eshte nje qender tregtaro-komerciale se sa nje objekt i mirefillte futbolli ku vete ‘firua’ e vendeve ne tribunen VIP nuk te le te besh komente te teperta.

Stadiumi ka vetem dy muaj e gjysem qe ka hapur dyert, e ne te jane luajtur deri tani vetem 6 ndeshje dhe qe ne takimin e pare kunder Frances e deri me sot fusha, niveli e cilesia e saj ka lene shume-shume per te deshiruar. Veçmas gjysemfusha nga krahu i Kodrave te Liqenit Artificial eshte ne nje gjendje skandaloze e me cilesi mizerrabel.

Copa te tera plisash e llokma tapeti e bari qe ngrihen ne hava pas cdo dyluftimi futbollistesh duke hapur gropa te frikeshme ne fushe, duke vazhduar te demtojne rende cilesine e saj e duke nxjerre lakuriq e duke komnpromentuar mjafte rende ata qe u moren me perzgjedhjen e firmes se tapetit te ketij objekti, me blerjen e tij, me çmimin , cilesine teknike etj etj.

Gjendja eshte sa e papranushme po aq edhe skandaloze dhe per kete dikush realisht duhet te pergjigjet pasi abuzimi, pa aftesia e hajduteria ben muuuuu ne mes te Tiranes.

Dhe i pari person qe duhet vene para pergjegjesise eshte pikerisht inxhinieri perkates e pergjegjes per realizimin e ketij objekti qe njeheresh eshte edhe Anetar i Komitetit Ekzekutiv te FSHF z.Arben Dervishi.

Eshte pikerisht ky zoteri i cili qe nga koha kur kolege te mijte (dhe i pari zyrtarisht e publikisht ka qene Lirim Zalla) nisen me te drejte te kontestojne cilesine, çmimin, seriozitetin e kualitetin e prodhimit te firmes qe ky ‘inxhiner’ Dervishi kontraktoi e me pas kreu e realizoi kontraten e bjerjen e tapetit e barit te ri, filloi te hidhte vickla e t’i kundershtonte e ‘pergenjeshtronte’ te gjithe, madje me nje lloj kapadailliku neverites ju kundervu te gjitheve duke i quajtur xheloze, cmirezinj, e jo kompetente per gjera te tilla.

E po ky Arben Dervishi i ‘gjithe ditur e kompetent’ qe nga 50 milion euro ne prezantimin e me pas edhe miratimin qeveritaro-sportiv te objektit e coi faturen ne perfundim te tij ne 70 e ca milione euro per nje stadium vetem me 20 mije vende nisi ti bjere gjoksit e te jape garanci 200% se tapeti vetem per pak jave do te jete ne gjendje ideale, i nje cilesie teper te larte dhe nder me te miret ne Europe???

Abuzimi, pa aftesia e vjedhja sot jane ulur kembekryq mbi tapetin e barin e ri skandaloz te stadimit me te ri e te objektit sportiv me te kushtueshem te Shqiperise dhe “dielli’ i Arben Dervishit nuk mbulohet dot as me Shoshen e Rames e te Veliajt e as me ate te Armando Dukes e Ilir Shulkut.

Dikush eshte fajtor dhe dikush duhet te pergjigjet profesionalisht po e po por qofte edhe penalisht pasi gjendja e nje lloj fushe te tille ne nje stadium me vetem 2 muaj e gjysem aktivitet, me vetem 6 ndeshje te luajtura ne te e me kosto mbi 70 milion euro, ju siguroj se ne cdo vend te botes do te perbente nje lloj skandali te dores se pare.

Dhe cuditerisht media vizive, folese dhe e shkruar aty hesht e ben rolin e qorr-shurdh-memecit. Fajtorin kryesor e keni aty mes jush dhe ju a dhashe emrin e tij publikisht, Arben Dervishi, edhe pse fajit e pergjegjesise nuk mund ti shpetojne dot as Rama e Veliaj e as Duka e Shulku pasi te gjithe keta jane arkitektet kryesore te objektit te percudnuar ne fjale.

Armando &Co, ju anetare te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se etj etj, si dhe ‘kapot atje lart’ ne kupolen e Qeverise e Bashkise qe e trumbetuat kete objekt si arritjen e madhe te qeverise suaj e xhevahirin e Rame-Veliajt, ç’prisni, kini ndermend te veproni apo per syte tuaj gjithçka eshte ok?

Apo edhe me keq akoma, ne pazaret e bera nga Dervishi keni te gjithe nga pak gisht brenda tepsise, e tashme s’guxoni te flisni se kini frike se mos Mutit qe bete te gjithe bashke i vjen e i del era? Turp, abuzim e vjedhje skandaloze, faji sa nje mal, e fajtoret kerkojne te heshtin e fshihen pas tij…