Shkëlqim Muça, ish-lojtar e trajneri i Tiranës, ka deklaruar se tashmë bardheblutë kanë gjetur përsëri grintën sportive. Duke folur në “Rubrika Sportive”, ai foli edhe për situatën në të cilën gjendet tashmë Flamurtari që ka prekur fundin.

“Tirana në këto moment është në periudhë shumë të mirë jo vetëm se po fiton por edhe me lojë, edhe rezultatet po vijnë si rezultat i një loje. Brenda kësaj është ringjallur edhe grinta e dëshira për të fituar se meqë ka shumë kohë pa fituar. Është skuadër me grintë që ka dëshirë të fitojë çdo ndeshje, lufton në çdo cep të fushës dhe është kthyer në garë.

Flamurtari vetëm i gërric ekipet se nuk ka çfarë i bën, trishtohesh kur e sheh këtë gjë, se luan një futboll amator. Skuadrat që shkojnë të marrin tre pikë me detyrim. Sigurisht të marrësh atë tre pikësh duket impenjim e përqendrim në minutat e para, të marrësh rezultatin e të mos lësh gjë. Është skuadër që luan futboll si t’i teket, nuk ka organizim si skuadër profesioniste, janë ndeshje që janë të vështira. Do iki të luajmë në Vlorë është thjesht emër”

Dueli mes Tiranës dhe Teutës
“Portieri bën pasime me Kallakun, është njëlloj si te Barcelona ta bëjë Mesi me portierin. Atë topin aty e nxjerr një lojtar i mirë para mbrojtjes, Kallaku është i mësuar të luajë me pasime të shkruara dhe ashtu po bënte me portierin. Një lojtar para mbrojtjes nuk bën pasime me portierin, të dy kanë bërë gabime, por portieri ka bërë kryesorin. Për mendimin tim Kallaku duhet të luajë afër portës, sulmuesit kryesor, duhet t’i shërbejë sulmuesve anësorë, të shfrytëzojë hapësirat nga anësori. Ai luan para mbrojtjes, nuk e kam kuptuar asnjëherë.

Rasti i Çyrbjes? Kur ka rënë Kale që në fillim është simulim, ka rënë në mënyrë të shëmtuar, pa e prekur, edhe si lëvizje. Edhe kur e ka bërë gjestin prapë është simulim. Nëse merr karton Çyrbja, duhet ta marrë edhe Ismajlgeci që e prek dhe e shtyn, edhe ai është reagim.

Ngo duhet disiplinuar se godet me duar, është edhe në pjesën e parë, ky është që hap duart edhe kur merr topin. E kam parë edhe në ndeshje të tjera që godet me dorë në fytyrë, është si aeroplan”, tha Muça. /vipsport/