Vllaznia ne volejboll per meshkuj nuk ia ka dale te marre revanshin ndaj Tiranes pas asaj humbje ne finalen e Kupes se Federates dhe ehste mundur serish edhe ne ndeshjen e javes se dyte te kampionatit.
Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në sallën sportive “Feti Borova” të kryeqytetit foli tërësisht për skuadrën barsheblu, e cila për asnjë moment nuk e vuri në diskutim fitoren. Dhe, për t’ia arritur kësaj iu deshën 67 minuta për të likujduar Vllazninë në shifrat 3-0.
Seti i parë, i cili zgjati 24 minuta, ishte seti më me rivalitet. Ndonëse bardheblutë diktojnë në fushën e lojës, Vllaznia rivalizon jo pak në fushën e lojës, madje ka tendenca për të marrë edhe epërsinë. Por kjo, zgjatë deri tek pika e 21-të, sepse më pas vendasit, duke qënë më të saktë veprime, por duke përfituar edhe nga ndonjë gabim në kampin kuqeblu e mbyllin atë me shifrat 25 21 në favor të tyre.
Në setin e dytë ka përsëri tendenca nga Vllaznia për të marrë iniciativën e lojës, por kjo vetëm në pikët e para, sepse më pas janë bardheblutë që marrin situatën në dorë. Madje, arrijnë të ecin më mirë se sa në setin e parë duke e mbyllur edhe më shpejt në kohë, vetem për 20 minuta në favor të tyre me rezultatin 25-17.
Edhe seti i tretë vazhdon të jetë nën diktatin e Tiranës, ku edhe pse ka përballë një Vllazni që ka dëshirë për të marrë të paktën një set, ajo duket e pafuqishme përballë kualitetit bardheblu. Kështu, që në harkun kohor të 23 minutave e mbyllë këtë setë me avantazhinm 25 me 18 dhe të gjithë ndeshjen me sete, 3-0.
Humbja në transfertë me Tiranën, nxori në pah problemet që gjenden në kampin kuqeblu, të cilat gjatë ditëve në vazhdim, trajnerët Artan Kalaja dhe Ermal Kraja, do të punojnë për t’i përmirësuar, në mënyrë që në javët e ardhshme të rikthehen tek rezultati pozitiv.