Vlllaznia U17 ka marre nje tjeter fitore edhe ne javen e katert te kampionatit dhe serish ne transferte. Paraditen e sotme ajo ka fituar ne Kamez ndaj ekipit Akademia e Futbollit me rezultatin 4-2.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit Markeljan Guri qe ne minuten e 25-te, por nderkohe vendasit kane arritur te barazojne me ane te Stojkujt ne minuten e 38-te dhe kesisoj pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat e barabarta 1-1.

Pjesa e dyte do te ishte shume e bukur. Kubazi i futur ne loje ne kete pjese ne vend te Fangajt, ka arritur te shenoje golin e dyte dhe te kaloje ne avantazh ekipin shkodran, por vetem dy minuta me vone, Stojku do te barazonte serish per Akademine.

Rivaliteti do te vazhdonte te ishte i forte deri ne fundin e ndeshjes dhe ne fund do te ishte Vllaznia U17 ajo qe do te buzeqeshte. Ne fillim do te shenonte Kubazi perseri golin e trete (te dytin personal), ne minuten e 83-te, ndersa nje minute para fundit do te ishte serish Guri qe do te shenonte edhe ai golin e dyte per te, por edhe te katertin per ekipin.

Perfundimisht 4-2 per Vllaznia U17 e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve dhe ndodhet ne vendet e para te renditjes. Per me teper me nje golaverazh shume domethenes, prej 17 golash te shenuar dhe vetem 4 te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/