Vendimi për të mos e nisur kampionatin as këtë javë, ka vënë edhe njëherë në lëvizje drejtuesit e ekipeve për ta mbushur edhe këtë periudhë me ndeshje miqësore.

Kështu është detyruar të bëjë edhe Vllaznia, drejtuesit e së cilës janë vënë menjëherë në lëvizje për të siguruar miqësoren e
rradhës dhe ia kanë dalë ta organizojnë atë.

Kështu, të mërkurën pasdite kuqeblutë do të luajnë në Pezë- Helmes ndaj Dinamos. Dy ekipet kanë rënë dakord për këtë gjë dhe për rrjedhojë do të zbresin në fushë pasditen e nesërme.

Trajneri Brdariç do t’u japë mundësinë të gjithë lojtarëve të luajnë në këtë miqësore, kuptohet nisur edhe nga fakti që ekipi ka disa mungesa për shkak të lojtarëve që kanë rezultuar pozitiv me covid-19.

Në Shkodër janë mërzitur nga kjo shtyrje pa fund e nisjes së kampionatit, megjithatë janë të detyruar të veprojnë në këtë mënyrë dhe prandaj po e mbushin këtë periudhë me ndeshje miqësore./SHKODRA-SPORT.COM/