Vllaznia do te luaje neser ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Egnatias ne sfiden e kthimit gjysmefinale te Kupes se Shqiperise dhe padyshim qe objekti i saj do te jete permbysja e rezultatit 0-1 te ndeshjes se pare te luajtur ne Rrogozhine.

Por nuk do te jete e lehte nisur nga niveli i kundershtarit, e po ashtu edhe nga fakti tjeter qe ne formacionin e kuqebluve do te mungojne edhe dy futbolliste shume te rendesishem te Vllaznise. Behet fjale per mbrojtesit Milos Stojanoviç dhe Esin Hakaj.

Te dy keto lojtare siç dihet, u ndeshkuan me kartona te kuq ne ndeshjen e pare dhe ky padyshim qe eshte nje problem jo i vogel per stafin teknik te Vllaznise. Ato kane qene stabel ne formacionin kuqeblu gjate gjithe sezonit dhe tashme duhet pare skuadra pa to ne fushen e lojes.

Trajneri Osmani ka aktivizuar edhe ne Durres para tre ditesh ne qender te mbrojtjes Gledian Pusin dhe ne krahun e majte brazilianin Andrey Yago, duke dashur qe te shohe funksionimin e skuadres me to dhe me siguri qe te dy ato do jene edhe neser ne fushe ndaj Egnatias.