Takimi i nesërm ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi” konsiderohet shumë i rëndësishëm për ecurinë e mëtejshme të Vllaznisë në kampionat. Një rezultat pozitiv i saj, do të thoshte shumë gjëra për të.

Por ndërkohë, edhe në këtë përballje të rradhës, stafi teknik i kuqebluve nuk do ta ketë të plotë të gjithë kontigjentin e lojtarëve.

Kështu, përpos sulmuesit Dunga që vazhdon të jetë në Kenia, në përpjekje për t’u paisur sa më shpejt me pasaportën e tij të re e për t’u kthyer në Shqipëri, do të mungojë përsëri edhe sulmuesi anësor Victor Da Silva.

Braziliani nuk e ka kaluar ende dëmtimin që ka në pjesën e pasme të kofshës dhe për këtë arsye, nuk është grumbulluar as për ndeshjen me Tirannë.

Në pamje të parë, mungesa e tij nuk është ndier shumë, por duke ditur vlerat e këtij lojtari, padyshim që gatishmëria e tij të paktën në pankinë, do të ishte një garanci më e madhe edhe për stafin teknik sepse do të kishin një alternativë shumë të mirë në dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/