Vllaznia do te luaje neser ndaj Kukesit dhe situata ne kampin shkodran nuk eshte ajo me e mira e mundshme. Edhe kete here do te kete mungesa ne rradhet e kuqebluve dhe stafi teknik nuk do t’i kete te gatshem te gjithe futbollistet.
Per takimin e rradhes, trajneri Mirsad Jonuz nuk do te kete ne dispozicion tre futbolliste. Behet fjale per brazilianet Hygor e Emerson si dhe per ugandezin Walusimbi.
I pari siç dihet ndodhet ne Brazil dhe ende nuk i eshte bashkuar skuadres pas ndarjes nga jeta te nenes se tij. I dyti vazhdon te jete i demtuar prej tre javesh ndersa i treti mori karton te kuq ne ndeshjen e kaluar ndaj Skenderbeut.
Por nese per dy te paret stafi ka marre masat per t’i zevendesuar ngaqe kane munguar edhe nga ndeshjet e kaluara, problem tashme mbetet zevendesimi i Walusimbit.
Mungesa e tij ne krahun e majte te mbrojtjes pritet te riktheje ne kete pozicion Herald Markun por kalimi i tij ne prapavije mund te krijoje probleme ne mesfushe ngaqe ai beri nje ndeshje shume te mire ne mesfushe.
Tashme duhet pritur se kush do te formoje mesfushen bashke me Krymin, Ramadanin e Gligorov. Pavaresisht ketyre mungesave, trajneri sot ne prononcimin e tij per mediat ka bere te ditur se nuk e ka shume mendjen tek mungesat pasi organika eshte e plote dhe ne fushe do te hedhe formacionin me te mire te mundshem me te cilin do te kerkoje te marre fitoren ndaj Kukesit.
www.shkodrasport.com