Një nga emrat e njohur të Vllaznisë gjatë historisë së saj padyshim që ka qenë edhe Lutfi Basha.

Mbrojtësi i djathtë i kuqebluve mbahet mend nga të gjithë për shpirtin e tij luftarak në fushën e lojës.

Ka luajtur në rolin e mbrojtësit të djathtë dhe mbahet mend edhe për golin e tij shënuar nga mesi i fushës në ndeshjen e Kupën Ballkanike ndaj Panathinaikos.

Luajti deri në fillimin e viteve ’80 duke i liruar vendin një tjetër futbollisti të talentuar, Hysen Zmijanit.

Lutfia është pjesë e një familjes me tradita sportive e cila i ka dhënë Vllaznisë disa personazhe të njohura.
www.shkodrasport.com