Gjatë ndeshjeve të zhvilluara në fazën në grupe jemi njohur me disa nga lojtarët më të mirë të cilët kanë bërë diferencën me kombëtaren e tyre.

Në përfundim të secilës ndeshje FIFA ka akorduar çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Trofe të cilin e kanë marrë disa lojtarë, të cilët kanë bërë paraqitje tejet pozitive me skuadrën e tyre.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” ka publikuar një artikull interesant ku ka veçuar 10-të lojtarët më të mirë të fazës në grupe.

Njëri prej tyre është padyshim, Harry Kane i Anglisë, që mban kreun e golashënesve, me pesë të tillë dhe Cristiano Ronaldo i Portugalisë me katër.

Së pari e nisim me portierin e Koresë së Jugut, Cho Hyn-Woo, i cili bëri një paraqitje fantastike me kombëtaren e tij në ndeshjen e fundit ndaj Gjermanisë.

Takim të cilin e fituan 2-0, ku gardiani 26-vjeçar pati një rol kyç me pritjet e tij në këtë rezultat. Me humbjen e pësuar ndaj Koresë, Gjermania i dha lamtumirën këtij Botërori në Rusi.

I dyti është Mikael Lustig. Mbrojtësi i Celtic ka bërë tre ndeshje mjaft të mira me Suedinë, ku pati rol kryesor në dy sfidat e fituara ndaj Meksikës dhe Koresë së Jugut.

I treti është Yerry Mina, i cili ka shënuar dy gola në tre ndeshje. Mbrojtësi ka bërë tre ndeshje fantastike me Kolumbinë, pavarësisht se përballjen e parë ndaj Japonisë e humbën për shkak se luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të Sanchez.

23-vjeçari realizoi gol në fitoren ndaj Polonisë dhe Senegalit. Kolumbia e mbylli fazën në Grupe duke kryesuar më gjashtë pikë.

I Katërti, Jose Maria Gimenez i Uruguait. Një gol i tij shënuar ndaj Egjiptit në ndeshjen e parë i dha tri pikë të rëndësishme skaudrës për të vazhduar serinë edhe në dy sfidat e tjera.

I pesti është Ivan Strinic i Kroacisë. 30-vjeçari ka shkëlqyer në përballjen ndaj Nigerisë dhe Argjentinës, të cilat i fituan me sukses. Ia doli që të markojë mjaft mirë Messin e më pas Dybala-n.

I gjashti, Kirean Trippier ka bërë diferencën në mbrojtje me kombëtaren angleze në dy sfidat e para ndaj Tunizisë dhe Panamasë.

I shtati, Phlippe Coutinho deri më tani ka qenë një nga lojtarët që ka pikasur më shumë te Kombëtarja e Brazilit. Ai ka realizuar deri më tani dy gola, një ndaj Kosta Rikës dhe një ndaj Zvicrës.

I teti, Aleksandr Golovin
i Rusisë, së bashku me kolumbianin Quintero, janë dy ndër lojtarët që kanë bërë revolucion në këtë Botëror. 22-vjeçari i bën të gjitha mirë, mbron, asiston, sulmon dhe thyen aksione. Ndaj është kthyer në një yll merkatoje që kërkohet nga shumë ekipe, si Chelsea dhe Barcelona.

I nënti është ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi 33-vjeçar i dha një barazim me vlerë skuadrës së tij në përballjen e vështirë ndaj Spanjës dhe një fitore ndaj Marokut.

Ndërkohë që në sfidën e fundit ndaj Iranit humbi një 11-metërsh që mund t’i jepte avantazhin skaudrës, por që e mbyllën në barazim 1-1. Ai ka shënuar në dy ndeshje katër gola, ku vazhdon garën për ‘Këpucën e Artë’ të këtij turneu.

I dhjeti është kapiteni i “Tre Luanëve”, Harry Kane, i cili ka realizuar në du ndeshje të luajtura pesë gola, pasi në takimin e djeshëm ndaj Belgjikës ishte në stol. Ai për momentin mban kreun e golashënuesve në këtë kompeticion.