Fitorja të mërkurën ndaj Rahovecit në ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkanike, ka bërë që atmosfera në kampin shkodran të jetë e mirë tashmë megjithatatë basketbollistët dhe stafi teknik nuk kanë patur kohë të festojnë. Kjo ngaqë ata do të luajnë shumë shpejt ndeshjen e rradhës, atë ndaj Partizanit, ditën e shtunë në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Kuptohet që është një takim shumë i rëndësishëm sa i takon kampionatit dhe ecurisë në të, por ndërkohë shoqata e basketbollit të Vllaznisë ka menduar edhe për diçka tjetër.
Vllaznia padyshim që do të kërkojë fitoren. Kuqeblutë kanë treguar deri më tani se vetëm ndaj Goga Basket dhe ndaj Teutës nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë, por kjo nuk do të thotë se do ta kenë të lehtë ndaj Partizanit.
Por ndërkohë pritet për t’u parë gjendja shëndetësore e dy prej blerjeve të fundit të ekipit shkodran, amerikanëve Harrison dhe Devonte, me të cilët në përbërje padyshim që Vllaznia do të jetë edhe më e fortë. Fitorja në Ligën Ballkanike ndaj një ekipi të fortë si Rahoveci ka shtuar optimizmin tek kuqeblutë që padyshim do të tentojnë deri në fund fitimin e trofeve këtë sezon.
www.shkodrasport.com