Vllaznia dhe Partizani janë dy skuadrat, që në këtë edicion kanë qenë larg pritshmërive, teksa ndodhen në mesin e klasifikimit. Në ndeshjen e nesërme, si shkodranët dhe të kuqtë e kryeqytetit do të kërkojnë që të marrin një fitore, për të shpresuar se do të futen në Kupat e Europës.

Një tjetër rezultat negativ do i ndërlikonte ndjeshëm pozitat e Vllaznisë, që do të largohej seriozisht nga lufta për Europën. Darko Bulatoviç do të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Elvis Plori, pasi mungoi ndaj Teutës për shkak të numrit të kartonëve të marrë. Megjithatë, do të mungojë Victor Da Silva, i cili është i dëmtuar.

Në anën tjetër, trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori kërkon fitoren e parë në drejtimin e kuqebluve. Gradualisht, skuadra e tij ka kuptuar filozofinë që ai kërkon të implementojë, por rezultatet kanë munguar.

Në fakt, skuadra shkodrane nuk ka arritur akoma të gjejë fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori. Vllaznia ishte shumë pranë trepikëshit në Durrës, por fitorja i iku nga duart në minutën e 99-të.

Në katër ndeshjet e fundit në kampionat nën drejtimin e trajnerit Plori, Vllaznia nuk ka mundur që të marrë më shumë se 2 pikë, duke shënuar vetëm 2 gola gjatë kësaj periudhe. Shpëtimi i mundshëm i sezonit mbetet fitimi i Kupës së Shqipërisë, ku në finale i pret Laçi.
Maringlen ZHIVANI