Vllaznia mbërritur mesditen e sotme në Bosnje-Hercegovinë, aty ku do të zhvillojë pjesën më intensive të fazës përgatitore para ndeshjeve kualifikuese të Conference League. Kuqeblute kane zgjedhur nje kamping ne Medjugorje, aty ku do te qendrojne per nje periudhe 2 javore.
Shkodranët kanë mësuar edhe kundërshtarin që do të jetë Linfield i Irlandës së Veriut. Një kundërshtar i lehtë në letër por fusha do e thotë fjalën e fundit.
Merkatoja e kuqebluve është e bazuar kryesisht në largime deri tani ku vetëm 8 lojtarë kanë mbetur nga ai që nisi sezonin e fundit. Drejtuesit po punojnë për të zëvëndësuar të larguarit dhe deri tani kanë afruar disa emra si Dragoshi, Dodev apo Sala, por puna vijon ende.
Pas 3 miqësoreve të zhvilluara, skuadra do të rikthehet në Shqipëri më 3 korrik ku do të vazhdojnë stërvitjet përmbyllëse para ndeshjes me Linfield më 13 korrik.