KF Murlani ka marre nje fitore shume te rendesishme pasditen e sotme ne ndeshjen ndaj AF Luftetarin, e vlefshme per javen e dyte te kategorise se trete. Djemte e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa kane fituar me rezultatin 2-1 teksa golin e suksesin e kane shenuar pikerisht ne minuten e 93-te me ane te Kaçubeles.

Por kjo humbje “i ka djegur” jo pak gjirokastriteve te cilet e mendojne veten pretendente nisur nga emri qe kane dhe per kete arsye, permes nje reagimi ne faqen e tyre kane akuzuar arbitrimin per humbjen.

Nga ana tjeter, ka reaguar edhe KF Murlani qe ne faqen e tij zyrtare u ka kujtuar drejtuesve te Luftetarit se shkaqet e humbjes duhet t’i gjejne te vetvetja dhe te mos hedhin poshte punen e bere nga kundershtari prej muajsh. Ja reagimi i plote i KF Murlanit:

REAGIM

Përmes mediave online jemi njohur pasditen e sotme me një reagim të AF Luftëtari pas ndeshjes së sotme të luajtur ndaj ekipit tonë të cilën e fituam me rezultatin 2-1. Ajo çfarë na bëri përshtypje në këtë reagim, ishte përpjekja e tyre për ta justifikuar humbjen duke fajësuar arbitrimin i cili sipas tyre ndikoi në rezultat.

Një e pavërtetë e madhe sepse në këtë mënyrë, AF Luftëtari hedh poshtë punën e madhe që djemtë e ekipit tonë dhe stafi teknik bëjnë papushim që në verën e vitit të kaluar. Ndeshja ka qenë shumë e luftuar, secili ekip pati rastet e veta dhe mbase në pjesën e dytë ne ishim diçka më mirë duke krijuar shumë raste shënimi, derisa erdhi dhe goli i fitores në fund të saj.

Kjo nuk duhet të thotë se AF Luftëtari humbjen në rradhë të parë duhet ta kërkojë tek vetvetja dhe të mos ua faturojë të tjerëve. Kemi shumë respekt për drejtuesit e ekipit gjirokastrit, të cilët i kemi edhe miq, por fajtorin e humbjes ta gjejnë tek vetvetja. Ndeshja është e filmuar nga ana jonë dhe nëse duan, mund t’ua dërgojmë dhe të bëjnë analizën e saj e të nxjerrin shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë disfatë.

Të humbësh ndaj KF Murlanit nuk është ndonjë mëkat i madh për ta, pavarësisht emrit të madh që mund të kenë. KF Murlani e ka deklaruar prej kohësh se është ndërtuar për të qenë pretendent për t’u ngjitur në kategorinë e dytë dhe këtë do ta arrijë me punë”.