Këtë të dielë në “Kukës Arena”, Vllaznia do të luajë ndeshjen e dytë nën drejtimin e trajnerit të ri të saj Goçe Sedloski. Tekniku do të ketë dy mungesa, pikërisht kapitenin Erdenis Gurishta dhe mbrojtësin tjetër të krahut, Esin Hakaj.

Megjithatë, pritet të rikthehet Geralb Smajli, i cili ka munguar prej javësh në seancat stërvitore, pasi vuante nga një dëmtim në gju. Tashmë, lajm i mirë është se mbrojtësi i djathtë pritet të rikthehet në formacion pas mungesave në ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, trajneri Sedloski do të ketë në dispozicion të gjithë pjesën tjetër të grupit. Shkodranët vijnë pas një fitoreje 3-1 ndaj Erzenit në Shkodër dhe tashmë, tekniku maqedonas do të punojë fort gjatë javës që skuadra të vijojë me rezultatet positive.

Kujtojmë se, ndeshja Kukësi-Vllaznia do të luhet ditën e dielë, duke nisur nga ora 15:00 në stadiumin “Kukës Arena”.
Maringlen ZHIVANI