Kuqeblutë nga dita e sotme kanë nisur të mendojnë ndërkohë për takimin e së dielës ndaj Teutës, i vlefshëm për kampionat. Një ndeshje që konsiderohet shumë e vështirë dhe për këtë arsye, kërkohet përqendrim maksimal. Në takimin e djeshëm ndaj krutanëve, stafi teknik ka lënë pushim futbollistët Lika e Hasani ndërkohë që siç dihet Tafili, Bardulla e Pjeshka kanë probleme shëndetësore.
Dëshira dhe objektivi është që të gjithë këta futbollistë të jenë të gatshëm për sfidën e pas tre ditëve. Po ashtu, shpresohet shumë që në këtë përballje ndaj durrsakëve të kenë edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve kuqeblu. Nisja e këtij kampionati duket se ka sjellë një entuziasëm në rradhët e tyre. Ka më shumë besim se ekipi do të bëjë paraqitje më të mira se në sezonet e kaluara dhe për më tepër, në rradhët e tij ka më shumë shkodranë se asnjëherë tjetër këto vitet e fundit. Këto janë tregues që Vllaznia do të tentojë të marrë me çdo kusht fitoren ndaj Teutës për të vazhduar kësisoj ecurinë pozitive të rezultateve të këtij fillim-sezoni.
© shkodrasport.com