Në ndeshjen e kupës ndaj Kastriotit ndonëse futbollistët e Vllaznisë ishin porositur që të bënin kujdes për të mos u dëmtuar, sërish ka patur një problem. Trajneri Cungu ka qenë i detyruar të kryejë një zëvendësime gjatë takimit, duke nxjerrë Bardullën për Ribajn në minutën e 30-të.

Mesfushori mori një goditje dhe stafi mjekësor ka këshilluar që të zëvendësohet  për të mos rrezikuar. Do të shihet gjendja e tij dhe se a është në gjendje për të luajtur në ndeshjen me Teutën të dielën. Dëmtimi i Bardullës sigurisht që krijon një problem sepse siç dihet, edhe Tafili prej disa ditësh ka probleme dhe kësisoj numri i mesfushorëve të qendrës që mund të mungojnë për të dielën shkon në dy duke zvogëluar edhe kontigjentin në dispozicion të stafit teknik.

© shkodrasport.com