Vllaznia eshte nisur sot ne dreke drejt Bosnje- Hercegovines per te luajtur atje ndeshjen ndaj ekipit vendas Shiroki Brijeg, ndeshje kjo qe do te luhet te enjten ne oren 21.00.
Ndërkohë, me shumë interes ka qënë marrja e përgjigjeve të testeve Covid 19-të, për të cilën futbollistët kuqeblu iu nënshtruan analizave përkatëse. Nga sa mësohet, i vetmi që ka qënë i shqetësuar në këtë mes ka qënë kapiteni Erdenis Gurishta, i cili në fakt ka qënë edhe i pari nga futbollistët kuqeblu që u pat prekur nga virusi Covid 19-të.
Tensioni në këtë mes nuk ka qënë i vogël, kur specialistët përkatës i kanë kërkuar Gurishtës t’i nënshtrohet për të treten herë me radhë marrjes së tamponit.
Në përfundim, mjeku sportiv Zyhdi Çoba, bën të ditur se përgjigja ka ardhur pozitive për skuadrën, që në gjuhën mjekësore është “negativ” duke mos penalizuar asnjë prej tyre që të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e ditës së enjte, Shiroki Brijeg – Vllaznia.
Udhëtimin drejt Bosnjes për ndeshjen e transfertës të turit të parë Conference League, ndaj Shiroki Brijeg, kuqeblutë kanë preferuar ta konsumojmë me autobus. Një udhëtim që sipas programit të hartuar do të ketë ndalesat e parashikuar të pushimit dhe më pas për të përfunduar direkt në Mostar, një qytet rreth 20 kilometra larg qytetit ku do të luhet ndeshja zyrtare, Shiroki Brijeg – Vllaznia.