Vllaznia eshte nisur paraditen e sotme per ne Ulqin ku do te qendroje deri paraditen e se dieles. Ndonese vetem pak dite ne dispozicion, kuqeblute do te mundohen ta shfrytezojne kete periudhe per te marre ngarkesat e duhura stervitore.
Futbollistet dhe pjestaret e stafit, para nisjes per ne Mal te Zi, kane bere edhe testet anti-covid dhe kane pritur pergjigjet e tyre dhe per fat te mire, te gjithe kane rezultuar negative.
Zevendestrajneri Plori beri te ditur per mediat se ekipi do te zhvilloje nga dy seanca ne dite gjate kesaj periudhe dhe padyshim qe kjo do t’i sherbeje per mire skuadres.
Vllaznia prej shume vitesh ne fakt ka zgjedhur gjithnje Ulqinin, nisur edhe nga afersia gjeografike, per te zhvilluar stervitjet dimerore, por kete here periudha ne dispozicion ka qene shume e shkurter ngaqe kampionati fillon me 15 janar.
Per kete arsye, klubi shkodran pat kerkuar shtyrjen te pakten nje jave te nisjes se kampionatit, por kjo kerkese nuk u miratua nga ana e Federates Shqiptare te Futbollit./SHKODRA-SPORT.COM/