Tjeter perforcim te Vllaznia, kete here ne repartin e sulmit. Pas kroatit Aralica, kuqeblute kane marre edhe nje tjeter qendersulmues shtatelarte.

Behet fjale per brazilianin 24 vjeçar Kaina. Ne fakt ai nuk eshte i panjohur per futbollin shqiptar sepse sezonin e kaluar ka luajtur me Besen e Kavajes.

Tashme vjen te Vllaznia ku padyshim qe do te synoje e tentoje te beje mire, per te justifikuar besimin e stafit, por edhe per te ngjitur shkallet e karrieres se tij.

Ja njoftimi i klubit shkodran per blerjen e tij te fundit:

KF Vllaznia bën të ditur se ditën e sotme ka firmosur kontratë me futbollistin brazilian Nunes Da Silva Amarante Kaina. Ai luan në pozicionin e qendërsulmuesit, është 24 vjeç dhe me të është firmosur një kontratë dyvjeçare.

KF Vllaznia i uron mirëseardhjen këtij futbollisti!
Welcome Kaina!