Vllaznia e femrave e ka fituar ndeshjen e rradhes te vlefshme per Kupen e Shqiperise, e dyta ne grup, por ajo gjithsesi nuk do t’i mjaftoje per te shkuar ne turin final te ketij kompeticioni.

Gjithçka ka qene e kushtezuar nga humbja e para pak diteve ndaj Barletit ne Shkoder. Per kete arsye, fitorja e sotme ndaj ekipit “AGRITOURISM HUQI VOLLEY” me rezultatin 3-0 nuk ka patur shume rendesi.

Vajzat shkodrane nuk e kane patur shume te veshtire per ta fituar kete ndeshje dhe vetem ne nje set kane ndeshur ne rivalitet. I pari eshte fituar nga vajzat kuqeblu me rezultatin 25-20.

Ne te dytin nderkohe ekipi mik do te tentoje fitoren por gjithsesi ne fund eshte Vllaznia qe fiton serish me rezultatin 30-28. Kaq ka mjaftuar qe ne setin e trete Agrotourizm Huqi “te dorezohej” dhe ta humbiste ate me shifrat 25-14 dhe kesisoj krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Ekipi shkodran nuk ia del kesisoj te vijoje me tej rrugetimin dhe per kete arsye do t’i duhet qe ne janar te mendoje per perforcime sepse pa to, do ta kete te veshtire edhe ne kampionat.
www.shkodrasport.com