Thursday, April 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk e lë vetëm me një deklaratë. Ankesë zyrtare në RTSH,...

Vllaznia nuk e lë vetëm me një deklaratë. Ankesë zyrtare në RTSH, AMA dhe FSHF për polemikat ‘Martini- Sako’

Debati “Martini- Sako” ka mbërthyer opionionin sportiv që prej mbrëmjes së djeshme dhe në fakt duket se ai do të vazhdojë. Kjo sepse tashmë edhe vetë klubi Vllaznia duket se e ka marrë shumë seriozisht mbrojtjen e trajnerit të tij, duke i dhënë të drejtë për reagimin e bërë pas veprimeve të prezantueses televizive.

Siç kemi bërë të ditur, mbrëmë pas ndeshjes Dinamo- Vllaznia, klubi shkodran përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, i dënonte me forcë deklaratat e papranueshme dhe gjuhën fyese të përdorur nga moderatorja e RTSH, Hygerta Sako, në emisionin “Supergol”, ndaj trajnerit të ekipit tonë, Edi Martini.

Por, KF Vllaznia nuk e ka lënë me kaq. Për rrjedhojë, Gazeta “Shkodra Sport” mëson se ditën e sotme zyrtarët kuqeblu i kanë nisur një shkresë zyrtare Radio Televizionit Publik Shqiptar, Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, ku u kërkon marrjen e masave të menjëhershme në drejtim të vendosjes së ligjishmërisë dhe dinjitetit të nëpërkëmbur.

Tashmë pritet të shikohet reagimi i këtyre institucioneve sepse në fakt për prezantuesen Hygerta Sako ka disa raste ku ajo duket se ka shkelur etikën e komunikimit, për më tepër që drejton një emision në televizionin shtetëror.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments