Lajme te mira per mundjen shkodrane. Pas disa kohesh mungese, sportistet e Vllaznise rikthehen serish ne ekipet kombetare dhe do te marrin pjese ne aktivitetet e ndryshme nderkombetare qe do te zhvillohen.

Keshtu do te ndodhe me mundesin Klevis Koçeku i cili do te jete pjese e ekipit tone kombetar i cili do te marre pjese ne Kampionatin Ballkanik U17 qe do te zhvillohet ne Greqi.

Trajneri Nazmi Elezi eshte i lumtur qe sportisti i tij do te marre pjese ne kete aktivitet dhe natyrisht qe shpreson shume ne nje paraqitje te mire te tij dhe pse jo, te futet edhe ne zonen e medaljeve.

Sporti i mundjes ne Shkoder ka kaluar shume veshtiresi vitet e fundit teksa ende mungon nje palester e mirefillte, megjithate pasioni i trajnerit Elezi dhe i sportisteve, e kane mbajtur gjalle kete sport dhe tashme po merren edhe rezultatet.

Fakti qe Koçeku do jete pjese e kombetares ne Kampionatin Ballkanik eshte treguesi me i mire per kete dhe mbase edhe nje nxitje edhe per te rinj te tjere per t’u marre me kete sport.
Gjergj KOLA