“Divorci” mes Lionel Mesit dhe PSG-së duket më pranë se kurrë, kjo edhe për shkak të vendimit të klubit për të pezulluar dy javë sulmuesin.

Por mediat e huaja kanë zbuluar të tjera informacione interesante. “Corriere dello Sport” ka raportuar se babai i argjentinasit, Jorge Mesi, i ka komunikuar drejtorit sportiv Luis Kampos, vullnetin e djalit të tij për të mos rinovuar më me PSG-në.

Sa i takon të ardhmes së “Pleshtit” mbetet enigmë, edhe pse Barcelona dhe të gjithë tifozët do të dëshironin edhe njëherë të shihnin në “Camp Nou” një ndër më të mirët në historinë e futbollit.