Pas tre vitesh mungese, rikthehet Kupa “Agim Tafili” ne çiklizem. Nje aktivitet qe eshte organizuar rregullisht deri ne vitin 2019 nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Çiklizmit, por qe keto vitet e fundit “ishte lene ne harrese”.

Ka qene inisiativa e pergjegjesit te sportit ne Bashkine Shkoder, Alban Neziri qe ne bashkepunim me presidentin e FSHFÇ-se Skender Anxhaku, e rikthyen kete aktivitet ne nderim te legjendes se ketij sporti.

“Ne jemi rritur me emrin e Agim Tafilit dhe zhvillimi i kupes me emrin e tij kuptohet qe ishte detyre per ne. Gjate aktivitetit qe do te zhvillohet kete fundjave, do te nderohen perveç Agim Tafilit edhe shume figura te tjera te ketij sporti.

Me vjen mire qe Bashkia Shkoder nen kujdesin e veçante te kryetarit te saj, z. Bardh Spahia, po i respekton keto emra te shquar te cilet kane sakrifikuar çdo gje per te rritur emrin e Vllaznise dhe te Shkodres”- eshte shprehur Neziri.

Te plote, prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: