Shefit Shefiti është tjetër objektiv i Partizanit në këtë merkato vere. Një javë nga fillimi i sezonit të ri, drejtuesit e klubit të kuq po punojnë intensivisht për të plotësuar organikën në mënyrë që çdo repart të jetë i dubluar.

Një tjetër lojtar është pranë akordit me “Demat”. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin anësor që ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës. Të kuqtë kanë qenë në tratativa prej kohësh me të, ndërsa vetëm dje ka pasur një akord në parim mes palëve.

24-vjeçari pritet të mbërrijë në kryeqytet për t’u prezantuar si futbollisti më i ri i 16 herë kampionëve të Shqipërisë. Në sezonin e shkuar ai ishte pjesë e Renovës ku u aktivizua në 28 ndeshje, 19 prej të cilave i nisi nga minuta e parë duke shënuar edhe 6 gola.

Ne fakt me Shefitin ka kohe qe kane nisur bisedimet, por ai e ka shtyre pergjigjen ashtu siç beri edhe me Vllaznine te cilen e la te priste per disa kohe dhe si rrjedhoje kuqeblute hoqen dore prej tij, por duket se te kuqte jane treguar me te duruar duke e pritur me gjate dhe tashme jane prane firmes me te.