Vllaznia u perpoq mjaft por nuk ia doli qe te fitonte titullin e 10-te ne kampion dhe te vendoste yllin ne fanelle. Ndaj Teutes ne serine e finaleve, u verejt nje inferioritet ne numer lojtaresh dhe ndoshta edhe ne cilesi, çka beri qe durrsaket te triumfojne ne shifrat 3-1 dhe te shpallen kampione te ketij sezoni.
Por shkodranet duhen duatrokitur per ate se çfare bene ne kete faze te fundit te kampionatit. Dhe padyshim qe nje merite te madhe ne gjithe kete ecuri ka edhe trajneri Damian Bekteshi i cili solli nje fryme te madhe ndryshimi ne skuader.
Vete ai, kuptohet edhe i merzitur nga eliminimi, megjithate ka gjetur fjale dhe mundesi per t’i falenderuar te gjithe ata qe i dhane mbeshtetjen e duhur ne kete pervoje te pare si trajner. Permes nje postimi te shperndare ne rrjetet sociale, ai shkruan:
“Mbyllet nje sezon i gjate me keqardhjen e madhe qe nuk arritem ta permbyllim si fitimtare! Edhe pse me shume ulje dhe ngritje, ky ishte nje sezon teper i vecante per mua sepse e nisa si lojtar dhe e mbylla si trajnier i ekipit!
Dua te falenderoj gjithe ato qe ishin bashke me ne, presidentet Sokol Dibra dhe Alban Xhaferi te cilet ma besuan kete pergjegjesi, stafin qe na u gjend afer ne çdo kohe, shoket e ekipit qe ma lehtesuan punen dhe barren qe mbajta mbi shpatulla, si dhe nje falenderim te madh per prof.Bledar Gjecaj dhe Astrit Zaganjori qe i kisha krah ne çdo moment!
Se fundmi por jo nga rendesia, nuk mund te le pa falenderuar te gjithe sportdashesit e mrekullueshem qe na u gjenden afer ne momentet tona me te veshtira dhe ishin motivi qe na beri te vraponim pa u lodhur drejt finales se madhe!
Falenderoj per suportin e pakushtezuar, ato qe jane perkrahja ime me e madhe dhe tifozet me te zjarrte, familjen time,e cila eshte gjithmone aty ne cdo sfide timen! Duke uruar triumfin e Vllaznise gjithmone kuq e blu!”