Nga Endri ÇINARI
Java e 12-të e Superligës u mbyll mbrëmë me ndeshjen Partizani-Vllaznia. Shkodranët u mposhtën me shifrat e thella 4-1 nga “demat”. Duke qenë tashmë në vendin e tetë të renditjes, me vetëm 13 pikë. Pozicion ku rrezikohet zona e rënies nga Superliga, pasi i takon zonës “Play Off”.
Por nëse Vllaznia nuk bindi aspak këtë javë, ishin dy futbollistë shkodranë që luajtën shkëlqyesh. Të cilët edhe kanë merituar formacionin e javës. I pari është Marcelino Preka, mbrojtësi i Partizanit. Përveç se ishte i pakalueshëm në duelin ndaj Vllaznisë, shtatlarti realzoi edhe një gol. Gol që i dërgoi shifrat 2-1 në fundin e pjesës së parë.
Dhe po ashtu i shtroi rrugën drejt 3 pikëve ekipit të drejtuar nga Abilaliaj. I dyti futbollist nga Shkodra që shfaqi një nivel të lartë këtë raund ishte Ardit Nikaj. Sulmuesi po mban fatet e Skënderbeut mbi shpatulla, ku edhe kësaj here shënoi kundër Tiranës në barazimin 1-1 që korçarët morën ndaj bardhebluve.
21-vjeçari u tregua shumë i saktë nga 11 metrat, duke e dërguar topin në rrjetë. Futbollistët e tjerë që kompletojnë formacionin e javës janë portieri i Skënderbeut, Alia. Mbrojtësi Marku i Dinamos, mbrojësit Meta dhe Përgjoni të Tiranës. Mesfusha përbëhet nga Maguette i Partizanit, Alba i Erzenit dhe Mëllugja i Egnatias. Në sulm po ashtu kompletojnë Cara i Partizanit dhe Daci i Teutës.