Vllaznia dhe Partizani kanë barazuar në supersfidën e javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me rezultatin 1-1.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan me mesfushorin Maguette. Por pas 20 minutash erdhi edhe reagimi nga ana e Vllaznisë, të cilët gjetën golin e barazimit me kapitenin, Bekim Balaj. Ky i fundit ktheu në gol një 11-metërsh.

Pas këtij barazimi, Partizani mbetet në vendin e dytë në kuotën e 36 pikëve, ndëra Vllaznia një vend më poshtë me 33 pikë të grumbulluara pas 21 javësh.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1
42′ (p) Balaj / 23′ Maget