Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVllaznia 'nuk pyet' as për Gramshin. E mund 5-1 dhe shpallet 'kampione...

Vllaznia ‘nuk pyet’ as për Gramshin. E mund 5-1 dhe shpallet ‘kampione dimri’

Vllaznia e femrave “nuk pyet” as per skuadren e vendit te dyte. Ajo ka triumfuar me rezultatin 5-1 ndaj Gramshit ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne “Shtepine e Futbollit” ne Tirane. Nje fitore qe tregon se kampionet ne fuqi te vendit nuk duan t’ia dine per asnje kundeshtar.

Perpara fillimit te ndeshjes, drejtuesit e ekipit i kane dhuruar kapitenes Megi Doçi fanellen me numrin 800 qe perkon me ate te golave te shenuar ne kampionat nga kjo lojtare. Dhe do te ishte pikerisht pikerisht Doçi ajo qe do te zhbllokonte rezultatin ne minutat shtese te pjeses se pare.

Ne te dyten do te ishte Riselba Leba qe do te dyfishonte shifrat dhe me pas Groves e çoi ne tre numrin e golave te shenuar. Epersia e vajzave kuqeblu do te shtohej edhe me tej sepse Teresa Deda do te shenonte edhe golin e katert. Pas ketij momenti, Gramshi do te shenonte golin e vetem me ane te futbollistes Garcia.

Megjithate do te kishte vend edhe per nje tjeter gol dhe autore e tij do te ishte serish Megi Doçi qe do te vuloste rezultatin perfundimtar 5-1 ne favor te Vllaznise. Pas perfundimit te fazes se pare te kampionatit, Vllaznia tashme “kampione dimri” udheheq renditjen me 24 pike, e ndjekur nga Apolonia e vendit te dyte me 19 pike.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments