Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia nuk 'pyet' as për Partizanin e Kërnajës, 'Dodaj Show' në kryeqytet...

Vllaznia nuk ‘pyet’ as për Partizanin e Kërnajës, ‘Dodaj Show’ në kryeqytet i jep 3 pikë të arta kryesuesve kuqeblu

Vllaznia mori një fitore të madhe sot ndaj Partizanit, pikërisht tek “Arena e Demave”. Trajneri Edi Martini u konfirmua si makth për Oltijon Kërnajën, që kishte një ecuri fantastike me ekipin e tij pa pësuar humbje në tetë ndeshje të kampionatit.

Hera e fundit kur Partizani pësonte humbje në Abissnet Superiore, ishte pikërisht ndaj Vllaznisë në Shkodër. Këtë herë, kuqeblutë ia dolën në Tiranë.

Për të fituar takimin mendoi Kevin Dodaj, që realizoi dy gola në minutat e fundit. Të kuqtë ndërkohë qajnë dy rastet kur Isgandarli tundi rrjetën, por ishte në pozicion jashtë loje.

Vllaznia marshon drejt titullit kampion, ndërsa ndaj të kuqve u kthye te fitorja që mungonte prej tri ndeshjesh. Partizani ndërkohë vendoset 12 pikë larg Vllaznisë kryesuese. Këtë sezon të kuqtë kanë humbur tre takime ndaj shkodranëve, ndërsa kanë barazuar një tjetër.

REZULTATI PËRFUNDIMTA

PARTIZANI 0-2 VLLAZNIA

82′, 90+2′ Dodaj

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments