Vllaznia do te luaje perballe AEL Limasol me 22 dhe 29 korrik ne ndeshjet e turit te dyte te “Conference League”.

Ajo e fitoi kete te drejte pasi permbysi shifrat 1-3 te ndeshjes se pare me nje 3-0 ne ndeshjen e kthimit qe u luajt para dy ditesh ne Shkoder.

Ne fakt, nje permbysje e tille duket se ka gjetur te papergatitur edhe kundershtarin e saj te rradhes. Kjo sepse, sipas mediave qipriote, drejtuesit e AEL e kishin bere fakt te kryer kualifikimin e Shiroki Brijeg.

Per kete arsye, ata kishin bere edhe prenotimin per te shkuar ne Bosnje- Hercegovine pas dy javesh, por fitorja e Vllaznise ua ka prishur planet.

Kuqeblute kesisoj i kane nxjerre bllof qipriotet dhe shpresojme t’i nxjerrin keshtu edhe pas dy perballjeve qe do te luajne me ta./SHKODRA-SPORT.COM/