Kështu ka raportuar sot gazeta më e vjetër sportive në Shqipëri “Sporti Shqiptar”. Sipas asaj çfarë shkruhej në një artikull të saj, drejtues të klubit shkodran i kanë bërë propozimin trajnerit aktual të Kukësit për të ardhur e marrë drejtimin e Vllaznisë për pjesën e mbetur të sezonit.Nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme por sigurisht që një e tillë konsiderohet e pamundur ngaqë Cungu ka nisur dhe po bën një punë shumë të mirë në krye të Kukësit. Me të ndodhet aktualisht në vendin e katërt në kampionat pas fazës së parë dhe po ashtu, është edhe në turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Në kushte të tilla, vështirë se ai do të linte këtë punë që ka aktualisht për të marrë Vllazninë, pikërisht në momentin kur kjo e fundit ka probleme të mëdha në rradhët e saj. Ndonëse ende nuk mund të merret i mirëqenë propozimi për Cungun, gjithsesi ai është emri i dytë që lakohet për pasuesin e mundshëm të Duros që pritet të largohet. Emri i parë ka qenë ai i Hysen Dedjes. Siç shikohet, drejtuesit e klubit kanë ndër mend t’ia besojnë skuadrën një trajneri shkodran dhe në kushte të tilla, po bëjnë përzgjedhjen e duhur ndonëse edhe numri i trajnerëve në qarkullim që mund ta marrin përsipër këtë detyrë, është tejet i vogël.
www.shkodrasport.com