Pavaresisht se ende nuk ka ndonje emer konkret, te Vllaznia po i bejne planet per te ndertuar skuadren e sezonit te ardhshem. Dhe gjeja e pare qe drejtuesit e saj kane bere, ka qene ulja ne bisedime me disa prej atyre qe u ka perfunduar kontrata.

Njeri prej tyre eshte edhe sulmuesi brazilian Kaina Nunes, per te cilin po flitet se ka interes edhe Tirana. Numrit 9 te kuqebluve i ka mbaruar kontrata dyvjeçare dhe tashme eshte nje futbollist i lire qe do te kerkoje natyrisht nje ekip me me shume hapesire.

Por sakaq, drejtori sportiv Plori mesohet se eshte ulur ne tavoline me te duke i bere oferte per te qendruar edhe ne sezonin e ri te Vllaznia. “Shkodra Sport” nderkohe meson se vete Kaina para se te bisedoje per anen financiare, ka kerkuar garanci per me shume aktivizim.

Si rrjedhoje çdo gje eshte lene e hapur dhe ne ditet ne vijim do te kete nje vendim perfundimtar te lojtarit nese do te qendroje serish ne Shkoder apo jo. Mbase ai pret ardhjen e trajnerit te ri, ai qe do te vendose per me shume aktivizim apo jo ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/