Gjatë karrierës së tij sportive ka firmosur disa kontrata. Kryesisht me Vllazninë për të cilën ka luajtur për shumë vite, por edhe për Pejën, ekip me të cilin po ashtu u shpall kampion sezonin e kaluar në Kosovë.Megjithatë kontratën më të rëndësishme kapiteni i Vllaznisë në volejboll Nikolin Qafarena e ka firmosur ditën e djeshme.

Ka zyrtarizuar lidhjen në kurorë me Lorelën dhe më pas, ka festuar gjatë në ceremoninë e dasmës së tij. Ceremoni në të cilën nuk mund të mungonin as shokët e ekipit dhe trajneri Ermal Kraja.

Ashtu siç mund të mungonin as dy ish- trajnerët e tjerë të tij Mark Kroqi e Artan Kalaja, apo dhe trajneri i Partizanit Ylli Tomori apo dhe volejbollisti Blerim Memia.

Të ftuar kanë qenë edhe ata që i kanë dhënë edukim në Fakultetin e Edukimit Fizik në Universitetin “Luigj Gurakuqi” si shefi i kësaj katedre Benjamin Naku e po ashtu nuk kanë munguar në dasmën e Qafarenës as gazetarët sportivë shkodranë, ato që kanë pasqyruar arritjet e tij në vite.

Gjithçka ka shkuar në mënyrën e duhur, madje këtë herë është dashur të luhet më shumë se set final sepse dasma e kapitenit të Vllaznisë nuk mund të mbyllej shpejt.Gazeta “Shkodra Sport” i uron Nikolinit dhe Lorelës jetë të gjatë e të lumtur bashkëshortore!
© shkodrasport.com