Nese flasim per sportin e peshengritjes ne Shkoder, nje nga emrat me te medhenj te historise se tij eshte padyshim Ded Dekaj, njeriu qe sot ka ditelindjen. Ai feston 52 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, edhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Deda ka lindur ne Hot me 20 shkurt 1970 dhe sportin e peshengritjes e ka nisur me 20 dhjetor 1986 teksa menjehere bashkohet me trajnerin Petrit Hoxha me te cilin do te arrinin rezultate fantastike.

Shume shpejt do te vinin edhe rezultatet e tij te para teksa me vone arriti të shpallet Kampion Ballkani, kampion i Mesdheut, i 5-ti ne Kampionatin Botëror dhe i 5-ti në Olimpiadën e Barcelonës! Për 3 vite me rradhë 1990-92 fiton edhe anketën si sportisti më i mirë në Shqipëri!

Nderkohe në Olimpiaden e Barcelones ne vitin 1992, kur ishte vetem 22 vjeç, Deda realizoi në stilin e shtytjes 217.5 kg duke fiksuar kështu rezultatin më të mirë për të gjitha kohërat. Ky sportist që së bashku me Aleksander Kondon përbëjnë dyshen më të mirë për të gjitha kohërat!

Per fat te keq, pas largimit per ne Greqi, në moshën 22 vjeçare u shkëput nga ky sport, për të lënë në gjysëm ëndrrën për kampion Bote.

Trajneri i tij Petrit Hoxha e perifrazon keshtu ate: “DEDA, sportisti absolut më i mirë shqipta. Ishte një sportist i jashtëzakonshëm, një sportist që e kishte krijuar Zoti për këtë lloj sporti. Unë si trajner kisha një komunikim të jashtëzakonshëm me të, më kuptonte pa hapur gojën.

Kishte një intuitë të lindur për sportin e peshëngritjes dhe një zhvillim progresiv të këndshëm në drejtim të përgatitjes fizike, teknike, por edhe taktike në garë. I kuptonte menjëherë dhe i kthente në veprim ato çfarë duhej të bënte dhe që ne i mendonim para dhe gjatë garës”.
Gjergj KOLA