Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia pa dy titullarë ndaj Egnatias, por ka një rikthim të rëndësishëm

Vllaznia pa dy titullarë ndaj Egnatias, por ka një rikthim të rëndësishëm

Vllaznia ka nisur dje përgatitjet për sfidën e radhës për javën e katërt të kampionatit ndaj Egnatias.Në këtë seancë të së hënës ka rënë në sy mungesa e Liridon Latifit, i cili pas dëmtimit që pësoi ndaj Kukësit, gjasat janë që të qëndrojë edhe dy javë jashtë fushave.

Hematoma në pjesën e pulpës ka bërë që të lëvizë me paterica dhe duke qenë se do të ketë një pushim prej 10 ditësh të kampionatit prej ndeshjeve të Kombëtares, rikthimi i kosovarit me shumë mundësi do të jetë në tetor.

Ndërkohë, në stërvitjen e djeshme ka qenë i diferencuar mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili mungoi kundër Tiranës.Edhe pse ishte i pranishëm në stol, shkodrani nuk luajti asnjë minutë prej një dëmtimi që ka pësuar në thembër.Megjithatë, deri të shtunën mendohet se lojtari i krahut do të jetë plotësisht gati.

Një mungesë e sigurt ndaj Egnatias për shkak kartonësh do të jetë mesfushori Herald Marku, i cili në tri javë kampionat është golashënuesi më i mirë i ekipit me dy gola.

Lajm i mirë për trajnerin Mirel Josa është gjendja e Ardit Hoxhajt, i cili ka kaluar problemin shëndetësor që pati dhe mund të rikthehet titullar në Rrogozhinë.
Trajneri ka edhe katër ditë në dispozicion për të përgatitur sfidën e dytë radhazi në transfertë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments